Thaçi e Vuçiqi mund të takohen në New York

E publikuar: 01/09/2017 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel, i dyti Nnë cilësinë e presidentëve të shteteve respektive, nuk do të thotë përfundimisht se dialogu ka kaluar në nivel presidentësh.

Korrespodenti i grupit Koha në Bruksel, ka folur me telefon për Interaktiv të KTV-së, ku ka thënë se “duhet pritur se si do të formohen institucionet dhe si do t’i qaset Kosova kësaj faze të dialogut”.

Ajo që doli nga takimi i sotëm tregon Paalokaj, janë obligimet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

“Ajo që është e qartë është se do të ketë më të shpeshta të Thaçit e Vuçiqit”, ka thënë Palokaj.

Madje, sipas Palokajt, një takim i radhës mund të ndodh në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

“Në atë takim mund të angazhohet edhe ndonjë diplomat amerikan”, ka thënë Palokaj.

Palokaj ka thënë se sa herë përmendet pajtimi historik, “përmendet një marrëveshje për të cilën Thaçi thotë marrëveshje historike e dy shteteve që njohin njëra tjetrën, ndërsa Vuçiqi e quan zgjidhje e problemeve”.

“Megjithatë shumë diplomatë në BE e thonë se para se të hyjë në BE Serbia de fakto duhet ta njohë Kosovën të pavarur”, ka thënë Palokaj.