Thaçi e quan kryevepër autostradën Prishtinë-Shkup, me urën më të gjatë në rajon

E publikuar: 20/04/2019 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka postuar një fotografi nga autostrada Prishtinë-Shkup.

Thaçi ka thënë se kjo autostradë është një kryevepër e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane!”, ka shkruar Thaçi. /