Thaçi e quan konstruktive vizitën e Lajçakut në Kosovë

E publikuar: 22/06/2020 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka vizituar para disa ditësh Kosovës, ndërsa sot ka qëndruar për vizitë në Serbi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vizitën e Lajçakut në Kosovës e ka cilësuar konstruktive por se misionin e tij e quan të hendikepuar për shkak të mosliberalizimit të vizave për kosovarët, përcjell Zëri.

“Zoti Lajçak nuk është duke u përballur me Ëashingtonin, nuk ka pasur entuziazëm nga ana e institucioneve për vizitën e Lajçakut, por ka qenë vizitë konstruktive. Edhe zotëri Lajçak e di sa i hendikepuar është misioni i tij duke mos ndodhur liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

Ndërsa partneritetin Ëashinton-BE, Thaçi e ka quajtur jetik për Kosovën. /Zëri/