Thaçi e pret në takim regjisorin dhe skenaristin Paul Haggis

E publikuar: 20/07/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Regjisori dhe aktori Paul Haggis është duke qëndruar në Kosovë.

Ai këtu ka ardhur me ftesë të Festivalit PriFilmFest që mbrëmë e përmbyllën edicionin e tyre të fundit.

Ndërsa sot gjatë ditës regjisori dhe skenaristi me famë botërore është takuar edhe me Presidentin Hashim Thaçi.

“Ardhja e regjisorit dhe skenaristit, Paul Haggis në Kosovë, në kuadër të “PriFilm Fest”, ishte një mundësi unike për artistët e rinj kosovarë që të mësojnë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme në industrinë e filmit”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, pas takimit.

“Me regjisorin Haggis u pajtuam që Kosova ka rini që ka talentin dhe kreativitetin për të treguar historinë e Kosovës dhe për të ndërtuar dhe promovuar në botë identitetin e shtetit tonë të ri”.