Thaçi: E kemi mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshje me Serbinë

E publikuar: 11/05/2019 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me kongresistin amerikan, Ed Case.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga SHBA-të për një marrëveshje paqësore me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka shkruar se roli i SHBA-ve mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin.

Me kongresistin amerikan, pas Thaçit është takuar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës. Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!