Thaçi e dekreton edhe për një mandat pesëvjeçar komandantin e FSK-së, Rama

E publikuar: 22/01/2019 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar edhe për një mandate pesëvjeçar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

“Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Tutje ai ka deklaruar se është i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij.

Postimi i plotë:

Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë. HTH