Thaçi e arrin qëllimin, platforma e Qeverisë ia jep mandatin për t’i udhëhequr bisedimet

E publikuar: 19/04/2018 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Platforma për finalizimin e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin Qeveria e Kosovës, të enjten, e ka miratuar dhe dërguar në Kuvend, e autorizon Presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të delegacionit negociator në bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve të dala nga konflikti i vitit 1998/99.

Delegacioni kosovar, sipas kësaj platforme, do të përbëjë edhe nga një përfaqësues nga të gjitha partitë politike.

Dokumenti, i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thekson se dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjore ndërkombëtare përmes së cilës duhet të bëhet njohja reciproke e Kosovës dhe e Serbisë.

E më pas, marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend të Kosovës, si autoritet suprem. /GazetaExpress/.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thaci-e-arrin-qellimin-platforma-e-qeverise-ia-jep-mandatin-per-t-i-udhehequr-bisedimet-526277/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright