Thaçi drekon me Yee, flasin për transformimin e FSK-së në Ushtri

E publikuar: 29/03/2017 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Thaçi dhe Yee kanë biseduar ndër të tjera edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky është shkrimi i Thaçit pas takimit:

Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në një drekë pune me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor