Thaçi dhe Vuçiqi u takuan në Bruksel

E publikuar: 31/08/2017 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë janë takuar në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel, si pjesë e një pune joformale gjatë ngrënies së mëngjesit, të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk do të qëndrojë më shumë në Bruksel, pasi nesër ai do të jetë në Serbi, për të përuruar një shkollë të re,raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Komisioni Evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është për të shkëmbyer mendimet mbi vazhdimin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit me një fokus për përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, gjë e cila u dakordua nga dy presidentët në muajin korrik.