Thaçi dhe Veseli nuk e braktisin Azem Sylën

E publikuar: 30/04/2016 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj i ftuar në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se fjalët se Azem Sylën e kanë lënë në baltë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçinjanë tendencioze dhe qëllim-këqija.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e lënë Azem Sylnë në lloç, sepse askush nuk e njeh më mirë se ata”, është shprehur Zogaj, duke shtuar se gjërat do të sqarohen shpejt dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla, do të dalë i pafajshëm.

Sipas Zogajt, Syla është një njeri që duhet marrë shembull nga të gjithë, për gatishmërinë e tij për t’u përballur me drejtësinë.

“Në Europë e ke të vështirë të gjesh një personalitet si Azem Syla, ai ka dorëzuar mandatin e deputeti vetëm për shpifje. Por, shumë shpejt të gjithë që flasin pa argumente do të binden se Azem Syla ëshë i pafajshëm”, ka thënë më tej Zogaj.