Thaçi dhe Haradinaj akuzohen se po e pengojnë dekretimin e Cakajt

E publikuar: 07/01/2019 07:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nominimi nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portofolin e dy prej dikastereve kryesore të qeverisë që ai drejton, diplomacisë dhe arsimit, me ministra që vijnë nga Kosova, vazhdon të jetë temë kryesore e debatit publik që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.

Ky debat i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Në shënjestër ka qenë kryesisht kandidatura e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Caka, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Ditmir Bushatin, i cili e ka mbajtur këtë post për një periudhë më shumë se pesëvjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Për ish ish-kreun i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ministri Ditmir Bushati u largua jo sepse kishte shumë vjet ministër, siç thuhet në Shqipëri, por sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve…