Thaçi-deputetëve: Bëhuni bashkë dhe ratifikojeni gjendjen e jashtëzakonshme

E publikuar: 18/03/2020 07:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Te infektuar: 19 Sheruar: 0 Vdekur: 0

Lajme
Gazeta Express18/03/2020 7:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Thaçi ka deklaruar nëpërmjet Twitterit se bazuar në detyrat e tija kushtetuese si President, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe ta ratifikojnë atë dekret të propozuar nga ai.

“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti”, ka shkruar Thaçi

Kujtojmë se zëvendëskryeministri Haki Abazi doli kundër këtij dekreti të Thaçit, kurse nga LDK’ja reagoi ministri Agim Veliu i cili tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë