Thaçi dekoron me Urdhrin e Lirisë veprimtarin Brahim Zeka

E publikuar: 05/07/2019 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar veprimtarin Brahim Zeka me Urdhrin e Lirisë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

Këtë dekorim nga Presidenti e ka pranuar familjarët e të ndjerit Zeka.

“Në emër të familjes, këtë dekoratë e pranuan deputeti Milaim Zeka, e përndjekura politike Habibe Zeka, e cila ishte edhe pjesëtare e lëvizjes së ilegalitetit kombëtar, si dhe ish i burgosuri politik Fatmir Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Presidentit.