Thaçi dekoron Edita Tahirin

E publikuar: 23/02/2018 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
“Për kontributin intensiv në skenën politike që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri më sot, kam dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në forcimin e pluralizmit politik, si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjeve teknike midis dy vendeve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në vazhdën e dhënies së këtyre dekoratave, kreu i shtetit gjatë ditës i ka dhënë një të tillë edhe pasardhëses së tij në postin e të parit të vendit, Atifete Jahjagës/GazetaExpress/