Thaçi bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë

17.04.2018 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Sipas një komunikate lëshuar nga zyra e presidentit temë kryesore e bisedës ndërmjet presidentit Thaçi dhe kancelares Merkel ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Gjithnjë sipas komunikatës nga zyra e presidentit kancelarja Merkel e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat./RTK/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Vuçiqi: Kush flet për Kosovën e Sanxhakun, flet kundër Serbisë

“Bota do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër Ushtrisë së Kosovës”

Tomë Gashi: Blakajt mund t’i kenë sugjeruar shërbimet sekrete të besueshme të largohet nga Kosova (Video)

Humb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani

Përfaqësuesi ligjor i Art Motion: Vendimi i KPM-së absolut nul – pa mbështetje në asnjë dispozitë ligjore (VIDEO)

Mustafa: Për LDK-në, e papranueshme të shtrohet çështja e kufijve

Gent Begolli: E kam gjetur Telekomin me mbi 60 milionë euro borxhe, por ka shpresë

Flet babai i Elez Blakajt: E kam idol Ramush Haradinaj, por të mos ma shajë djalin

“New York Times”: Ideja për ndarjen e Kosovës kthen fantazmat e vjetra në Ballkan

Ramushi nuk zgjedh vend për gjumë: Fle si qengj në kraharorin e Hashim Thaçit (Foto)

Gjykata Kushtetuese 'bekon' referendumin

Daçiq: FSK-ja nuk guxon të operojë në veri të Mitrovicës

Sherifi i Nismës i reagon Thaçit, “Propozimet për ndarje të Kosovës gjithmonë kanë ardhur nga Serbia”

Ambasadori i amerikan në Beograd tregon qëndrimin e SHBA-së për Thaçin dhe Vuçiqin

Migrimi, një nga arsyet për rritje të papunësisë për tre përqind

Maqedonia me shkallën më të lartë të dhunës gjatë procesit të edukimit