Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

E publikuar: 03/09/2020 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me mendje e zemër janë para ekranit duke e pritur fitoren e djemve të kombëtares përballë Moldavisë.

“Jemi KOSOVA🇽🇰, jemi DARDANËT. Në pamundësi për t’i përkrahur djemtë e kombëtares sonë nga tribuna e stadiumit “Ennio Tardini”, me mendje e zemër jemi para ekranit duke e pritur fitoren e tyre përballë Moldavisë. Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë”, ka shkruar ai.