Thaçi bën homazhe në Prekaz (FOTO)

E publikuar: 05/03/2017 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak më parë ka bërë homazhe para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Në nderim të sakrificës madhore të familjes Jashari, sot bëra homazhe te varrezat e tyre në Prekaz”, ka thënë Thaçi.

“Rrugët e Prekazit janë rrugët e lavdisë dhe heronjtë do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Homazhet në Prekaz janë bërë pas shënjimit të fillimit të manifestimit tre ditorë “Epopeja e UÇK-së”.