Teuta shfaqet me maskë në fytyrë

E publikuar: 31/01/2018 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ytetarët e Prishtinës sot kanë protestuar para Teatrit Kombëtar, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe aktorja e mirënjohur, Teuta Krasniqi dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo shfaqet me maskë në fytyrë në mes të turmës së kësaj proteste. “Po du me marrë frymë”- është mbishkrimi që ajo i ka lënë videos.