Teuta e pranon nominimin e Bleros

E publikuar: 05/04/2015 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Blero sot ka qenë mysafir në një ndër emisionet më të mira të gatimit ‘Diçka Po Zihet’.

E këtu ai ka nominuar nënën e vajzës së tij Tarës, aktoren Teuta Krasniqi që javën tjetër të marrë pjesë në këtë emision. Dhe menjëherë u zgjua kureshtja nëse Teuta do të pranojë këtë nominim apo jo.

Indeksonline ka kontaktuar me aktoren e cila ka thënë se do ta pranojë këtë sfidë.

“Po, më njoftuan se me kishte nominuar  te ‘Diçka Po Zihet’ dhe unë e pranoj që javën tjetër të shkoj atje. Mendoj që të përgatis peshk sepse Bleros i pëlqen forma se si e përgatis unë peshkun. Ende nuk e di se cilin lloj të peshkut do të bëj mirëpo e di që do të jetë ushqim i detit” ka thënë aktorja.

E çka do të gatuaj ajo, mbetët të shihet në emisionin e radhës te ‘Diçka Po Zihet’. /Indeksonline/