Tetovë: Një i vrarë, 6 të plagosur në incident me armë

E publikuar: 11/04/2015 01:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person 21 vjeçar A.K. nga fshati Poroj i Tetovës ka humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një lokal të Tetovës. Incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 22.00 në lokalin “Barcode” në qendër të Tetovës.
Sipas informacioneve të para jozyrtare një person i panjohur ka gjuajtur me armë në rrugën “Dervish Carra”, duke plagosur rëndë shumë persona që ishin brenda kafe barit “BarCode”.
Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e incidentit.