Tetovari ideon makinë me energji elektrike

E publikuar: 18/07/2015 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Edhe pse nga jashtë duket gjithçka normale me këtë makinë, megjithatë, nuk është ashtu.
Kjo makinë në vend të motorit me djegie të brendshme, shfrytëzon energjinë elektrike, ndërsa fuqia e saj, shumë pak dallon nga ajo e një motori me djegie të brendshme”.

Këtë makinë, që nga projektimi e deri në konstruksionin final, e ka menduar 53 vjeçari, Qerim Loki, i cili me profesion nuk është inxhinier i makinerisë apo elektrikes, por një mekanik i aparateve televizive , por dëshira e madhe për të realizuar një projekt të këtillë, ka bërë që ai t`ia nis me sukses projektit.

“Me profesion jam tv-mekanik, por kisha dëshirë dhe si hobi e kam pas ta mbaroj një veturë të këtillë. Një vit një vit e gjysmë më ka shkuar deri sa e kam kompletuar, për shkak të pjesëve që nuk mundesha t`i gjej dhe për këtë më ka shkuar më gjatë”, tha Qerim Loki, ideator i makinës.

Makina punon me energji elektrike me10 akumulatorë, të cilët mbushen për rreth dy orë.
Makina arrin një shpejtësi prej afro njëqind kilometra në orë dhe ka katër marshe, ndërsa për ti kaluar 100 kilometra, e njëjta harxhon vetëm 21 denarë energji elektrike.
Loki thotë çdo makinë mund të konvertohet në elektrike nga ajo konvencionale, vetëm se kërkon pak kohë gjetja e pjesëve.

“Mund të bëhet gati se çdo lloj makine, por, kjo është makinë më e vjetër dhe më lehtë bëhet, makinat e reja janë pak më vështirë ka disa pjesë janë të kinës, për shembull adaptorët janë të kinës, ka po ashtu disa komanda për vakumin të Kinës janë edhe ato, një potenciometër ka ardhur prej Amerike ndërsa elektromotori dhe kontrolluesi, janë të pirunëve që ngrenë pesha, ata i kam marr të përdorura të vjetra .Mendojmë ta patentojmë do shkojmë në fakultetin e makinerisë të shohim nëse do e pranojnë”, tha Qerim Loki, ideator i makinës.

Makina për momentin ka vetëm një pengesë. E njëjta nuk mund të përdoret në rast të reshjeve atmosferike, por projektuesi i saj Qerim Loki premton zgjidhjen e shpejt edhe të këtij problemi.alsat m