Tetë vjet burgim të akuzuarit për vjedhje

E publikuar: 24/03/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar Xh.S, me 8 vjet burgim nën dyshimin se ka kryer veprën penale si dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve
Ai është dënuar edhe me një gjobë prej 2 mijë euro.

I pandehuri Xh.S, akuzohet se gjatë vitit 2015 në Ferizaj, si anëtar i grupit ka hyrë në shtëpinë e A.S së bashku me vëllain e tij dhe një person tani të panjohur, të cilët me përdorimin e forcës dhe nën kërcënimin e forcës dhe armëve, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të maskuar janë futur në shtëpinë e të pandehurit dhe kanë kapur të dëmtuarin G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi, duke e tërhequr zvarrë dhe duke i kërkuar parat e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave, duke ia drejtuar revolen, me ç’rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave, ku kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) € euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400) €.