Testi i ri i gjakut mund ta zbulojë kancerin e vezoreve në fazë shumë të hershme

E publikuar: 01/03/2019 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur tumoret shfaqen në trup, ato lirojnë substanca që qarkullojnë në gjak dhe të cilat mund të zbulohen nga mjekët.

Shkencëtarët shpresojnë se mënyra e re e testimit të gjakut do të jetë e suksesshme përmes teknikës së identifikimit të molekulave individuale të proteinave të fshehura në mostrat e gjakut.

Gjatë studimeve fillestare, ekipi nga Universiteti “Johns Hopkins” ka gjetur proteina te pacientet me kancer të vezoreve, të cilat nuk ishin të pranishme te njerëzit që nuk vuanin nga kjo sëmundje.

Në mesin e substancave të gjetura në gjak ishte edhe proteina mutante “p53”, e cila është e njohur në mjekësi për lidhjen që ka me tumoret që më parë nuk janë zbuluar përmes gjakut.

Rreth 7400 raste të reja me kancer të vezoreve shënohen çdo vit në Britani të Madhe dhe pritet që ky numër të rritet në vitet e ardhshme. Tash për tash, shumica e rasteve zbulohen në fazën kur kanceri është shpërndarë në mënyrë të konsiderueshme, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.