Tesla rrit distancën që mund të përshkojnë makinat elektrike

E publikuar: 25/04/2019 00:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tesla ka rritur distancën që makinat elektrike Model S dhe Model X mund të përshkojnë me 10% në 600km dhe 520km.

Rritja e distancës vjen si rezultat i ndryshimit të motorëve elektrikë pa ndryshuar asgjë në bateri 100kWh. Makinat gjithashtu mund të karikohen më shpejtë dhe kanë një dizajn të ri amortizimi.

Gjithashtu përmirësimet vinë në një kohë kur konkurrentët nuk po arrijnë dot të kalojnë tavanin e 500km. Nissan Leaf i 2019-ës ka një rang maksimal prej 363km, Jaguar I-Pace prej 376km dhe Audi E-tron prej 328km.

Ndryshimet duhet të tërheqin konsumatorë që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë tashmë që modeli 35,000 dollarësh është në treg.

Në fillim të këtij muaji Tesla raportoi rënie të madhe të shitjeve të modeleve luksoze. Madje edhe shitjet e Model 3 që shijoi popullaritet të lartë ishin në rënie.

Një arsye e kësaj rënie mund ti atribuohet edhe logjistikës. Kompania ka pasur probleme me dërgesat e makinave dhe vonesat e larta.

Markat si Porche, Audi, Mercedes të gjithë janë duke planifikuar të prodhojnë makina elektrike që konkurrojnë me Model S dhe X. /PCWorld Albanian