Tesla prezantoi një version të ri të Model 3

E publikuar: 20/10/2018 06:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Enjte Tesla prezantoi një version të ri të Model 3 i cili do të kushtojë 45,000 dollarë.


Sipas uebsajtit ku është publikuar njoftimi, makina përshkon 418 kilometër me një karikim të vetëm, 80 kilometër më pak sesa modeli më i shtrenjtë.

Edhe pse Tesla ka premtuar që modeli bazë do të kushtojë 35,000 dollarë, deri tani ka prodhuar vetëm versione mbi 49,000 dollarë.


Tesla tha se modeli bazë i Model 3 nuk do të prodhohet këtë vit.

Që nga lançimi Tesla ka marrë 400,000 rezervime për Model 3 ndërsa mbetet e paqartë sesa prej tyre janë dërguar tek blerësit. /PCWorld Albanian