Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

E publikuar: 18/10/2018 02:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tesla nënshkroi një marrëveshje me qeverinë Kineze për të ndërtuar një super fabrikë 860,000 metër katror në Shangai.


Prodhuesi i shquar i makinave elektroike bleu këtë hapësirë për 140,51 milionë dollarë.

Në Korrik Tesla së bashku me autoritetet e Shangai ranë dakord për hapjen e fabrikës e cila do të ketë një kapacitet vjetor prodhimi prej 500,000 makinash.


kjo është fabrika e parë e Tesla jashtë Shteteve të Bashkuara dhe lajmi për ndërtimin e saj vjen kur SHBA-të dhe Kina janë në një luftë tregtare.

Kostoja totale e ndërtimi të saj do të shkojë në 2 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian