Tesla kërkon 167 milion dollarë nga një punonjës i cili e sabotoi

E publikuar: 14/12/2018 04:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tesla kërkon që Martin Tripp të paguajë aq sa qimet e kokës. Ish punonjës i kompanisë akuzohet nga shefi ekzekutiv për sabotimi i Tesla dhe kërkon nga ai 167 milion dollarë.


Prodhuesi i makinave elektrike paditi Tripp në fillim të vitit duke akuzuar për vjedhjen e informacioneve dhe transferimin tek palë të jashtme.

Tripp ka pranuar se ka shkruar një softuer i përdorur për të hakuar sistemin operativ të Tesla si dhe transferuar të dhëna në madhësinë e gigabajtëve tek entitete të jashtme.


Nga ana tjetër ai kishte paditur kompaninë për manipulimin e informacionit për investitorët si dhe shitjen e makinave me probleme kritike sigurie.

Tesla ka mohuar akuzat e Tripp i cili ka publikuar edhe foto për të vërtetuar pretendimet e tij. /PCWorld Albanian