Teshtima është shkaktare e mbi dy milion përplasjeve me vetura

E publikuar: 12/07/2018 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studimi i ri zbulon se mbi dy milion përplasje me vetura, janë bërë pikërisht në kohën, kur shoferi është përfshirë në teshtimë.

Hulumtuesit nga Oblas Max Strength, kanë gjetur se një e treta e të rriturve, e kanë problem të teshtijnë kur janë duke vozitur, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit, dhjetë për qind e të anketuarve arrijnë të ndalojnë teshtimën kur kryejnë marrëdhënie seksuale, duke ngrënë, në takime pune, ose duke bërë grimin.

Më se gjysma e njerëzve, kanë dëshirë të bëjnë një teshtime të “zhurmshme dhe krenare”, ndërsa 94 për qind kanë thënë se e bëjnë këtë, vetëm kur janë vetëm.

Ndërkohë, një çerek i njerëzve pranojnë se teshtijnë disa herë me radhë, teksa vetëm 11 për qind e konsiderojnë teshtimën si diçka simpatike.

Gjatë teshtimës, 60 për qind e njerëzve i vënë duart përpara, në vend se të përdorin facoletë. /Telegrafi/