Terror në Elbasan/ Të shtëna me armë në mes të qytetit

E publikuar: 20/10/2017 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përplasje me armë, ka terrorizuar sërish qytetarët e Elbasanit. Sipas policisë, për shkak të një konfliktit të çastit një person ka qëlluar në ajër. Konflikti ka ndodhur në lagjen ‘Visarion Xhuvani’.

Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa policia po vijon punën për të zbardhjen plotë në ngjarjes.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 20.10.2017 në Lagjen “Visarion Xhuvani” gjatë një konflikti të çastit një shtetas dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.