Tërmkolli: Sot dështoi edhe pozita edhe opozita

E publikuar: 01/11/2018 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas dështimit të rezolutës në Kuvend.

Ajo ka thënë se me mos miratimin e rezolutës për dialogun kanë dështuar edhe pozita edhe opozita.

“Kuvendi i Kosovës dështoi sot për ta miratuar rezolutën me të cilën mendohej t’i pamundësohej kujtdo që të bisedojë për territorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë”, ka shkruar Tërmkolli.

Postimi i plotë i Tërmkollit:

Çfarë Kuvendi?!
Kuvendi i Kosovës dështoi sot për ta miratuar rezolutën me të cilën mendohej t’i pamundësohej kujtdo që të bisedojë për territorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Dështoi edhe pozita edhe opozita, më shumë opozita. Në fakt, as pozita as opozita nuk u duk që e kanë me të vërtetë vullnetin për një rezolutë të tillë. Edhe po të miratohej, jo se bëhej shumë me atë rezolutë, por së paku do të shihej një minimum vullneti për një konsensus të mundshëm për çështjet nacionale, siç janë bisedimet me Serbinë. Papërgjegjësi, papërgjegjshmëri, jo seriozitet i Kuvendit dhe krerëve politikë e cila veë po i kushton shumë vendit tonë e mund t’i kushtojë edhe më shumë.