Terminali i vjetër kthehet në një hotel të viteve 60-ta (Foto)

E publikuar: 01/03/2019 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani ekziston një hotel luksoz i stilit të viteve ‘60.

Ai u ndërtua në terminalin e linjës ajrore TWA dhe një avioni Lockheed nga vitet 1950, ku u shndërrua në një koktej bar.

Terminali ka mbetur bosh, pasi linja ajrore u mbyll në vitin 2001.

Struktura u braktis deri në vitin 2016, kur operatori amerikan i hotelit, MCR Development filloi punën për ta kthyer atë në një hotel luksoz me lobin më të madh në botë, duke përdorur arkitekturën origjinale.

Brenda hotelit, hapja e së cilës është planifikuar për muajin maj, përcjell gsh, ka 512 dhoma me banje me tjegulla, një mini-bar me dy kate, telefona rrotullues të modës së vjetër dhe dritare të trasha me shtatë panele me pamje nga pista.