Tërmeti shkatërron Italinë (Foto)

E publikuar: 29/10/2016 08:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tërmetet e fundit në Itali shkaktuan dëme të mëdha materiale, kështu duke tmerruar banorët e Italisë qendrore brenda dy netëve

Rreth 300 fshatra u rrafshuan nga tërmetet e fuqishme, mirëpo për fat të mirë, nuk pati asnjë të vdekur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Disa persona u plagosën lehtë, por menjëherë u dërguan në spital tregon Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Në qytetin Visso, një nga qytetet më të mëdha kodrinore i cili gjithashtu është goditur nga tërmeti, kryetari i bashkësisë tha se shtëpitë që ishin shkatërruar në tërmetin e 24 gushtit, ishin shtëpi të dobëta që sapo kishin filluar ri-konstruktimin, të cilat gjithashtu u shkatërruan për së dyti.

“Situata është e shëmtuar, dëmet janë të dukshme. Nuk kemi viktima, persona të plagosur rëndë ose edhe të zhdukur, e ky është fat i mirë”, tha kryetari Giuliano Pazzaglini, transmeton Express.

Shumë njerëz u raportua se po flinin në makinat e tyre pasi shtëpitë u janë shkatërruar. Gjithashtu janë ngritur edhe kampe e tenda në qytete të ndryshme./GazetaExpress/