Tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës: Janë shkaktuar dëme të rënda

E publikuar: 29/11/2019 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës.

Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë shtojnë gjithashtu se ato nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi.