Tërhiqet qeveria për TVSH-në e biznesit të vogël

E publikuar: 24/10/2017 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht se u mbrojt me vendosmëri dhe u quajt “ e kryer”, qeveria duket se edhe si pasojë e situatës jo favorshme politike për mazhorancën është tërhequr, nga TVSH-ja për biznesin e vogël.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot, se në regjimin e TVSH-së do të përfshihen vetëm bizneset që kanë xhiro 2 milion lekë.

Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë takimit me Dhomën Amerikane të Tregtisë, në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen për paketën e re fiskale dhe për aksionin kundër informalitetit.

Po ashtu, Ahmetaj foli, edhe për pritshmëritë e buxhetit të vitit 2018 dhe paketën e re fiskale që pritet të miratohet.

Ai tha se draftet kanë kaluar në qeveri dhe presin miratimin. Përsa i përket parashikimeve, ministri deklaroi, se në buxhet parashikohet një ulje e borxhit publik.