Tërheqëse dhe me stil, Gresa Behluli publikoi këngën “Fajet”

E publikuar: 31/07/2018 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo ndër të tjerash kishte thënë se kënga është ritmike dhe se trajton temën e dashurisë.

“Kënga është ritmike verore, dhe trajton temën e dashurisë si gjithmonë, ndërsa ditë më parë kemi përfunduar edhe xhirimet e klipit, pres ta publikoj brenda pak ditësh. Këtë radhë vij më ndryshe”, tha Gresa.

Kjo e fundit ka publikuar gjatë ditës së sotme këngën “Fajet”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video të veçantë.

Theksojmë se videoja e këngës është xhiruari i gjithi në qytetin shqiptar të Vlorës nga Chill Production.

Ky projekt nuk do të jetë i vetmi këtë verë nga ajo, kjo pasi Gresa paralajmëron për fansat edhe një këngë tjetër – kështu së paku bënë të ditur vet ajo në përfundimin e bisedës.

“Jam në përgatitje të këngës tjetër, të cilën shpresoj ta realizoj në fund të gushtit. Edhe kjo këngë do të jetë ritmike”, përfundoi Gresa Behluli. /Telegrafi/