Ter Stegen: Të gjithë shpresojmë që Iniesta të qëndrojë

E publikuar: 19/03/2018 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marc-Andre ter Stegen i ka bërë thirrje Andres Iniesta të hedhë poshtë ofertat fitimprurëse nga Kina dhe të qëndrojë te Barcelona edhe për disa vite.

Gjermani u shpreh edhe i lumtur për fitoren ndaj Bilbaos, por fokusimi është Roma

“Iniesta? Të gjitha në klub shpresojnë që ai të qëndrojë te Barça”, ka thënë Ter Stegen pas fitores 2-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Ter Stegen dhe Iniesta gjatë vitit 2015 gjatë përgatitjeve para-sezonale – Foto: GettyImages

“Do doja që ai të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit dhe në vitet tjera që ka para. Është vendim personal, por ai është lojtar i rëndësishëm për klubin dhe një person i madh”.

“Bilbao? Ishim të mirë në pjesën e parë, në pjesën e dytë nuk kishim lidhshmëri dhe i lejuam ata të na afrohen më afër portës. Por, pjesa më e rëndësishme është se kemi fituar”.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, por fituam fal kualitetit tonë, që po ashtu rezultoi pa gola të pranuar”.

“Kemi disa ndeshje të vështira që po na vijnë, Roma në Ligën e kampionëve, që është një mundësi e mirë për ne të arrijmë në gjysmëfinale”, ka shtuar gjermani. /Telegrafi/