Ter Stegen: Nuk është vetëm Messi te Barcelona, luajnë edhe dhjetë të tjerë

E publikuar: 19/09/2018 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi është sinonim i Barcelonës, por portieri Marc-Andre Ter Stegen këmbëngul se fitorja ndaj PSV Eindhoven u arrit edhe me dhjetë lojtarë të tjerë që ishin në fushë.

Futbollisti argjentinas shënoi një het-trik në fitoren me katër gola.

“Lionel Messi gjithmonë është ty për ne, të gjithë e njohin nivelin e tij dhe askush nuk mund të krahasohet me të”.

“Por ndërsa Leo gjithmonë është fantastik, ka edhe dhjetë lojtarë të tjerë në ekipin tonë që ndihmuan në këtë fitore”.

“Ne jemi një ekip dhe jo vetëm një individ”.

“Mposhtja e PSV Eindhoven nuk është një punë e lehtë”.

“Ata luajnë mirë në kundërsulme, por kur kemi gjetur zgjidhjen për tu mbrojtur kundër këtij sistemi dhe morëm fitoren”, ka thënë Ter Stegen. /Telegrafi/