Teoria e Vampirit, ja çfarë i bëjnë femrat vaginës

E publikuar: 16/09/2016 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak kohësh, Kim Kardashian i habiti të gjithë me një maskë të çuditshme në fytyrë.

Ajo postoi një selfie me fytyrën e gjakosur.

Një trajtim i tillë konsiston në marrjen e gjakut tënd, për ta përdorur më pas si maskë për fytyrën.

Por nëse keni menduar se kjo është diçka ekstreme, një procedurë e re po përdoret nga shumë femra- këtë herë në vaginë.

E quajtur Rejuvula, ajo konsiston në injektimin e gjakut tënd në indet vaginale.

Thuhet se kjo forcon dhe rigjallëron vaginën, duke shtuar mundësinë për orgazma më të forta, por edhe shton epshin.

Që tani kjo procedurë aplikohet në disa klinika në Londër dhe kushton rreth 800 sterlina.

Ekspertët thonë se ajo sjell edhe përfitime shëndetësore, pasi ndihmon gratë që kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve, por edhe probleme me mbajtjen e urinës.