Tenton të bëjë selfie, rrota i heq skalpin e kokës

E publikuar: 11/10/2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vazjë e cila mendohet të jetë rreth 16 vjeç ka humbur të gjithë flokët e saj në një aksident të tmerrshëm, teksa tentonte të bëntë selfie në një kënd lojërash.

Video shokuese tregon se si rrota e mjetit argëtues ku kishte hipur adoleshentja, i tërheq skalpin e kokës ndërkohë që ajo u përpoq të realizonte foton perfekte.

Ngjarja e cila e ka lënë vajzën tërësisht të traumatizuar ndodhi jashtë një kolegji në Baraut, një qytet i vogël 40 milje larg Dehlit në Indi.

Sipas raportimeve, ajo u dërgua më pas në spital dhe tani është duke marrë trajtimet përkatëse.

https://youtu.be/LjhhMKwQPv8