Tentojnë ta bllokojnë leopardin, e pësojnë keq njerëzit përreth [Video]

E publikuar: 09/03/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një leopard i tërbuar që u bllokua në një shtëpi ka kafshuar një njeri dhe po ashtu ka sulmuar disa të tjerë të cilët po mundoheshin ta kapnin atë.

Ngjarja ka ndodhur në Indi, një grup njerëzh kishin tentuar të bllokonin leopardin për ta neutralizuar në mënyrë që të mos sulmonte njeri, por teksa mendonin se ishin të sigurt ndodhi e papritura.

Ashtu siç dallohet edhe në video, kjo kafshë kapërceu rrjetën dhe sulmoi një prej personave që e kishte bllokuar, e më pas është vërsulur drejt të tjerëve.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua për jetën, por gjerat mund të kishin shkuar shumë më keq.