Tentoi të bëjë selfie në galerinë e arteve, gruaja rrëzon në tokë pikturën e Salvador Dalit (Video)

E publikuar: 02/11/2018 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua derisa po tentonte të bënte “selfie” ka rrëzuar në tokë pikturën e Salvador Dalit.

Ngjarja ka ndodhur në një galeri të arteve në Yekaterinburg të Rusisë, ku piktura ishte e varur në një mur “mobil” kur befasisht u përplas për tokë, pasi prapa murit një grua po mundohej të bënte selfie dhe pa dashje e preku murin, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë po qëndronte para pikturës duke e analizuar, kur befasisht muri në të cilin ishte varur përfundoi në tokë.

Policia nuk ka konfirmuar nëse dëmi është shkaktuar me qëllim, por gruaja që e kishte rrëzuar nuk i kishte respektuar rregullat dhe distancën e lejuar që t’i qëndrojë afër pikturës. /Telegrafi/