Tentim vrasje në Prishtinë

E publikuar: 21/01/2017 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Fehmi Agani”, derisa ishin duke lëviziur katër persona me një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Viktima ka pësur lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.

“Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 12 gëzhoja të armës automatike AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë  20.01.2017-04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti edhe me tre të dyshuar tjerë, derisa ishin në veturë kanë shtënë me armë zjarri AK-47 në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 12 gëzhoja të armës automatike AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- njofton policia.