Tentativë për të shmangur taksat, Soros derdh 18 miliardë dollarë në fondacionin e tij

E publikuar: 18/10/2017 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

George Soros po i jep fondacionit të tij shuma të mëdha parash, pjesërisht për të minimizuar një taksë me të cilën po përballen këtë vit menaxherët e fondeve të investimeve offshore (hedge fund).

Manaxherët e parave kanë kohë deri në fund të vitit për të paguar taksat mbi kuotat që kanë fituar nga investuesit në fondet offshore dhe pagesat e prapambetura. Shumë prej tyre tani po bëjnë donacione bamirësie – përfshirë në vetë fondacionet e tyre – për të shtyrë pagesën e taksave.

Soros, themelues i Soros Fund Management me vlerë 26 miliard dollarë, ka transferuar pothuajse 18 miliardë dollarë në fondacionin e tij Open Society Foundations gjatë viteve të fundit, sipas një zyrtari të fondacionit.

Ekspertët e taksave kanë vlerësuar se menaxherët së bashku kanë të paktën 100 miliardë dollarë në kompani offshore, bazuar në bisedimet këshilluese për taksat me klientët, brokerët dhe ofruesit e shërbimeve për fondet. Një manaxher parash me bazë në Nju Jork si Soros mund të jetë subjekt i një takse federale të ardhurash prej 39.6%, plus taksat e shtetit dhe të qytetit.

Kur Kongresi eliminoi koncesionet e taksave më 2008, u dha kohë deri më 31 dhjetor 2017 manaxherëve të parave për të kthyer në vend paratë dhe për të paguar taksat e akumuluara.

Në fund të 2013, Soros, 87 vjeç, kishte grumbulluar 13.3 miliardë dollarë në Soros Fund Management përmes shtyrjeve. Është e paqartë se sa janë shtuar këto pará që atëherë. Shuma totale e transferimit deri më sot është raporuar të martën nga Ëall Street Journal.

Një emigrant hungarez, Soros e nisi karrierën në Neë York City në vitet ’50 dhe fitoi reputacion për aftësitë investuese më 1992 duke fituar 1 miliard dollarë me një bast se Britania e Madhe do të detyrohej të zhvlerësonte paundin.

Fondi Quantum i manaxhuar prej tij kishte fitime mesatarisht prej 20% deri më 2011, kur ai riktheu paratë e investuesve të jashtëm dhe e konvertoi firmën në zyrë familjare që investonte vetëm në emër të Sorosit, anëtarëve të familjes së tij dhe Open Society Foundations, një rrjet botëror filantropish që promovon demokracinë, sundimin e ligjit dhe përparimin ekonomik.