Tensionohet situata në Katalonjë, Madridi shton masat policore

E publikuar: 30/09/2017 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia kombëtare spanjolle ka mbyllur 1,300 nga 2,315 shkolla në Katalonjë të caktuara si vendvotime për referendumin e pavarësisë.

Kjo është lëvizja më e fundit nga qeveria e Madridit, ndërkohë që autoritetet kanë shtuar përpjekjet e tyre për të ndalur referendumin e ditës së diele.

Policia tashmë ka bllokuar qendrën e telekomunikimit të qeverisë rajonale, ndërkohë që Madridi ka urdhëruar këto forca të pastrojnë shkollat e zëna nga qindra aktivistët që kaluan natën në këto godina e që duan të sigurohen se shkollat do të përdoren si qendra votimi.

Mediat spanjolle kanë raportuar për 4 persona të plagosur lehtë si pasojë e përballjes mes policisë dhe aktivistëve në një shkollë në Manlleu.

Oficerët gjithashtu kanë konfiskuar materiale si fletët e votimit, ndërkohë që prokurorët spanjollë kanë urdhëruar mbylljen e faqeve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve organizatorë të referendumit.

Por presidenti i rajonit Carles Puigdemont është shprehur se votimi gjithsesi do të zhvillohet. Një ditë më parë, mijëra katalanas u mblodhën në një tubim përmbyllës përpara referendumit të shpallur si ilegal nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Katalunja, një rajon i pasur me 7,5 milionë banorë në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e veçantë si dhe një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i ndarë në kushtetutën spanjolle. Në bazë të sondazheve paraprake të kryera në rajon, pritet që shumica e votuesve të mbështesin shkëputjen nga Spanj