Tensione te Chelsea mes Lampardit dhe Alonsos

E publikuar: 29/09/2020 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e javës së kaluar mes West Bromwich Albion dhe Chelseat u mbyll me rezultat të barabartë 3:3.

Me gabimet nga blerja e re e “Bluve” Thiago Silva dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso, Chelsea arriti të arkëtojë vetëm një pikë në xhiron e javës së tretë të Premierë Ligës.

Me përfundim të pjesës së parë, Lampard e largoi nga loja Alonson, ku ky i fundit ishte shprehur shumë i pakënaqur me trajnerin e tij, dhe spekulohet se e ka përcjellë pjesën e dytë nga autobusi i ekipit.

Pas ndeshjes, në një konferencë për media, Lampard theksoi që shkaktarët kryesorë për barazimin e ekipit të tij ishin Silva dhe Alonso.

“Thiago bëri një gabim, dhe ai është mjaftueshëm gjatë me ne, që ta dijë at gjë. Po ashtu Alonso, ai është fajtor për dy golat tjera, e qartë”, tha Lampard.

Mediat e huaja spekulojnë se me tensionet aktuale ndërmjet Lampard dhe Alonsos, ky i fundit nuk do luajë më për “Blutë” e Londrës./kp