Tension për ishujt e Egjeut, Greqia kërcënon Turqinë

21.12.2018 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tension për ishujt e Egjeut, Greqia kërcënon Turqinë

Krerët më të lartë ushtarak të Greqisë janë shprehur me ashpërsi duke dërguar një sërë paralajmërimesh jashtëzakonisht të forta ndaj Turqisë, duke kërcënuar se “do të shtypin trupat e saj ushtarake nëse ata guxojnë të vendosen në ndonjë ishull të diskutueshëm në Detin Egje”.

Duke reaguar ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore greke me avionë turq mbi Egjeun, Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos paralajmëroi se Ankaraja do të paguante një çmim. “Nëse ata bëjnë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim ata”, kërcënoi Kammenos. Athina kërkon paqe dhe harmoni, tha ai, por nuk do të “pranojë të shkelet një centimetër i vetëm” në vendin e tij.

Ministri po vizitonte një stacion ushtarak në ishullin e vogël të Egjeut, Leros, kështu që retorika luftarake mund të shpjegohej me dëshirën e tij për të ngritur moralin e trupave. Por, çuditërisht kërcënimi ndaj Ankarasë u përsërit edhe nga Admirali Evangelos Apostolakis, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Grek.

“Nëse turqit vendosen në një ishull shkëmbor, ne do ti shkërmoqim ata. Kjo është një vijë e kuqe që mbështetet nga qeveria”, deklaroi Apostolakis. Ai sugjeroi që një konfrontim ushtarak me Turqinë është një mundësi, por tha se “së bashku me SHBA dhe Bashkimin Evropian duam të sigurojmë që turqit të mos e arrijnë këtë pikë”.

Deklarata greke vjen pasi ushtria greke tha se një çift avionësh F-16 të Turqisë bëri një fluturim mbi ishullin Kastelorizo ​​në Egjeun lindor të enjten, pak minuta pasi një helikopter që mbante ministrin grek të Mbrojtjes Panos Kammenos udhëtoi në këtë zonë teksa vinte nga Athina.

E teksa nga Egjeu fryu era e kërcënimeve greke, as Ankaraja nuk ngeli pas, teksa mbrojti deklaratat e saj të mëparshme po kërcënues ndaj Athinës zyrtare, duke konfirmuar edhe njëherë tensionet në marëdhëniet bilaterale mes dy anëtarëve të NATO-s.

Turqia nuk do të lejojë “ndonjë veprim të kryer në Egje dhe Mesdhe”, sipas gjeneralit Hulusi Akar, shefi i shtabit të saj të përgjithshëm. Nuk ka asnjë mënyrë që Turqia të tërhiqet “nga të drejtat e vendit tonë dhe popullit tonë”, tha ai, duke ju përgjigjur grekëve.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj insiston në “kontratë për njohje” nga Serbia

Haradinaj insiston në “kontratë për njohje” nga Serbia

Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Deklarohet Radojiçiq: Po, jam takuar edhe me Thaçin, edhe me Haradinajn

Deklarohet Radojiçiq: Po, jam takuar edhe me Thaçin, edhe me Haradinajn

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet që ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet që ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij

Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999”

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999”

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Pas zgjidhjes së emrit, fokusi në përmbushjen e reformave

Pas zgjidhjes së emrit, fokusi në përmbushjen e reformave

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Këshilli për Trashëgimi Kulturore reagon rreth Kullës së Sulejman Vokshit

Këshilli për Trashëgimi Kulturore reagon rreth Kullës së Sulejman Vokshit

Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj