Tencent i bashkohet klubit të kompanive 500 miliard dollarëshe, lë pas Facebook

E publikuar: 24/11/2017 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi dyfishoi vlerën këtë vit, gjigandi Kinez Tencent u bë kompania e parë Kineze e cila hyri në listën e pesë kompanive më me vlerë në botë duke kaluar Facebook për nga vlera e tregut.

Kompania pas aplikacionit popullor WeChat gjithashtu mundi rivalin Alibaba në garën për tu bërë kompania e parë Kineze me vlerë 500 miliard dollar.

Tencent tashmë rënditet i pesti pas Apple, Alphabet, Microsoft dhe Amazon duke lënë pas Facebook, Alibaba dhe Berkshire Hathaway.

Aseti më i çmuar i Tencent është aplikacioni WeChat i cili përdoret nga 980 milion njerëz në mbarë botën.

Aplikacioni është popullor në Kinë e madje është bërë përgjegjës për problemin e Apple me tregun Kinez.

Sa do të arrijë të mbajë Tencent këtë moment pozitiv? Që nga Marsi i 2014-ë vlera e Tencent është trefishuar kur vlerësohej me 150 miliard dollar dhe kalonte Intel atë kohë.

Aplikacioni i kompanisë dhe rrjeti kryesor social në Kinë WeChat po arrin 1 miliard përdorues. Por është biznesi i lojërave në zemër të suksesit të Tencent.

Clash of Clans dhe League of Legends u blenë vitin e kaluar ndërsa loja Honour of Kings ishte ndër titujt më të suksesshëm. /PCWorld Albanian