‘Temperaturë dhe dhimbje koke’, pacienti 0 rrëfehet

E publikuar: 19/03/2020 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Open në Top Channel bëri një lidhje telefonike Viktor Kola i cili është dhe pacienti 0 i infektuar me Covid-19. Ai u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal.

‘Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaurë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se nje grip i thjeshtë, prandaj s’duhet të kemi panik.

Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt – tha 54 vjeçari.