Temperaturat për sot dhe në fundjavë

E publikuar: 11/01/2019 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qendrore dhe lindore, do të formojë edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kaloj edhe nga rajoni ynë.

Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e mërkurë dhe të enjte.

Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Ditën e enjte kur parashihet të ketë më shumë erëra vlerat do të zbresin edhe në normale.

11.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.