Temperatura të ulëta nesër në Kosovë

E publikuar: 23/02/2019 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Temperaturat e ulëta do të jenë edhe nesër në Kosovë, që shkojnë deri në minus nëntë gradë Celsius, transmeton Koha.net.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thotë IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s.

.

 

24.02.2019
Temp. Min 0C Temp. Max 0C
Prishtinë -8 -2
Pejë -6 -1
Prizren -7 0
Podujevë -9 -2
Ferizaj -8 -1
Gjilan -7 -2
Gjakovë -5 2
Mitrovicë -8 0